41 është numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë në 24 janar. Për tri ditë me radhë ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan nën rrënoja, ku u arritën të nxirren të gjallë të paktën 45 persona.

 

Këtë të hënë operacionet janë mbyllur pasi mediat turke raportojnë se nuk ka më njerëz nën gërmadha. Teksa presidenti Recep Tayip Erdogan ka siguruar të prekurit nga tërmeti se askush nuk do të ngelet pa shtëpi, të mbijetuarit momentalisht po strehohen nëpër trena.

 

“Fillimisht mendova se do të qëndronim në stacion. Më pas na thanë se do sillnin një tren në stacion në të cilin ne do të mund të flinim dhe të qëndronim ngrohtë. Fillimisht u habitëm. Sot shkuam në shtëpi të shihnim dëmet, ishin të mëdha, ndaj do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu.”

 

Në total janë 10 vagonë që po përdoren nga njerëzit, por mediat turke raportojnë se do të vijnë edhe 10 vagonë të tjerë. Tërmeti me magnitudë 6.8 rezultoi shkatërrimtar për popullin turk. Shumë shtëpi në Elazig u shaktërruan, ndërsa rreth 1607 vetë u lënduan nga tërmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *