Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 33,000 sipas shifrave të fundit.

 

 

Këtë të diel Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave ka bërë me dije se numri jetëve të humbura ka arritur në 29,605 vetëm në këtë shtet.

 

 

Ndërsa në Siri numri i përgjithshëm i vdekjeve është 3,576 në të gjithë vendin.

 

 

Numri i jetëve të humbura në të dy vendet, pritet të rritet pasi ekipe të kërkim-shpëtimit nga e gjithë bota po vijojnë ende punën nën gërmadha,

 

 

Ndërsa orët e ditët kalojnë shpresa e ekipeve për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja sa vjen e zbehet.

 

 

Megjithatë edhe sot, rreth 6 ditë pas tërmetit janë gjetur njerëz të gjallë nën gërmadha.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *