Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka shkuar në më shumë se 19,700.

 

 

Në një deklaratë për shtyp këtë të enjte, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi se numri i viktimave është rritur në 16,546, ndërsa 66,132 të  tjerë janë raportuar të plagosur.

 

 

Sa i përket viktimave të tërmetit në Siri, numri ka shkuar në të paktën 3,192.

 

 

Sipas raportimeve, të paktën 71,290 persona kanë mbetur të lënduar në të dy vendet.

 

 

Tërmeti shkatërrues goditi dy shtetet mëngjesin e të hënës ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *