E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tërmeti në Kroaci/ Meta mesazh solidariteti: Shërim të shpejtë të plagosurve

Presidenti Ilir Meta shpreh solidaritetin me popullin kroat dhe iu uron shërim të shpejtë të plagosurve nga tërmeti që goditi mëngjesin e kësaj të diele Zagrebin.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Kroacia po përballet me një moment tepër të vështirë.

 

“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë! Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë.”

 

Një tërmet me mganitudë të shkallës 5.3 Rihter dhe që zgjati 10 sekonda shkundi këtë të diel Kroacinë. Kjo lëkundje shkaktoi dëme materiale, veçanërisht në objekte të vjetra në qendrat e trashëgimisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë