Shumica e bashkive të qarkut të Elbasanit kanë vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Korçë.

 

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milionë lekësh të reja të cilat do t’i kalojnë Bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura.

 

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini tha se bashkia e Elbasanit gjithmonë ka qenë e gatshme dhe është solidarizuar në raste të tilla emergjence.

 

Ndërkohë bashkia e Librazhdit akordoi një fond prej 2.6 milionë lekë të reja e po ashtu bashkitë e Gramshit dhe të Belshit. Bashkia e Prrenjasit shprehet se nuk ka fonde ndërsa Bashkia e Cerrikut thitë se nuk e ka një udhëzim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *