E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sociale

Termeti në Korçë, Banorët e Floqit i kthehen normalitetit

Ilustrim · Vizion Plus

Banorët e Floqit, fshati me epiqëndër tërmetin e 1 qershorit dhe pasojat më të rënda prej tij, po i rikthehen ditë pas dite normalitetit të jetës. Kur po kalojnë dy javë nga kjo fateqësi natyrore, ata tregojnë se duan të jenë në banesat e tyre apo edhe amjente të tjera më të sigurta siç është shkolla e fshatit.

 

Burime të besueshme bënë me dije se ditën e martë janë zbrazuar të gjitha çadrat e ngritura me emergjencë    për strehimin e banorëve të Floqit. Afro 60 banorë që po jetonin në çadra këto ditë janë larguar prej tyre.

 

Ata i janë rikthyer banesave ose kanë vendosur të strehohen në  shkollën e fshatit, në pritje të riparimit të shpejtë të shtëpive. Kjo për faktin se rreziku i tërmetit ndihet tashmë si i kaluar, por edhe sepse qëndrimi në çadra nuk ka qënë i lehtë për këta banorë si në kushtet e motit me rreshje shiu edhe të vapës.

 

Një pjesë e banorëve të Floqit që kanë lënë çadrat u janë rikthyer shtëpive, pasi banesat e tyre kanë pësuar dëmtime të pjesëshme.

 

Nga tërmeti i 1 qershorit, në fshatin Floq u dëmtuan reth 110 shtëpi, nga të cilat afro 60 vlerësohen si të pabanueshme. U regjistruan në ditët e para mbi 220 banorë si të pastrehë që u sistemuan përkohësisht në çadra, nga të cilët 60 qëndruan edhe disa ditë më tepër duke ju rikthyer tashmë shtëpive ose strehimit në ambjentet e shkollës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh