75 përqind e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti në fshatrat Floq, Qafëzez dhe Vidohovë tashmë janë në shtëpitë e tyre, ndërsa 25% e banesave janë drejt përfundimit qofshin ato në rikonstruksion apo edhe ndërtim nga e para.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari gjatë dorëzimit të një prej banesave të ndërtuara në fshatin Vidohovë.

Nga ana tjetër prefekti bën me dije se shumë shpejt të gjithë banorët do të jenë në shtëpitë e tyre.

Tek banesa e përfunduar, familja Bana u akomodua pas 6 muajve të vështirë të qëndrimit në çadër, pasi shtëpia e tyre u rrëzua komplet nga tërmeti

Në total në rang Qarku ne Korce pas tërmeteve të 1 qershorit 2019 paten probleme 843 banesa, Një pjesë e vogel u ndërtuan nga e para, një pjesë pësuan rikonstruksion të thellë ndërsa banesat që kishin më pak dëme u dëmshpërblyen në lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *