Subscribe

Emergjencat Civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bulqizë. duke bërë një raportim mbi situatën.

 

Theksohet se 16 banesa kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit.

 

Sipas raportit, janë 5 banesa të dëmtuara në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 në njësinë administrative Gjoric, 3 në Shupenzë, 1 në Zerqan dhe 1 në Bulqizë. Emergjencat Civile theksojnë se situata po monitorohet nga afër.

 

Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë me vrap jashtë banesave pas lëkundjeve.

 

Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtura pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:
1. 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
2. 3 banesa në njësinë administrative Ostren
3. 3 banesa në njësinë administrative Gjoric
4. 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
5. 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
6. 1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *