Një tërmet I fortë me magnitudë 6.9 ballë me epiqëndër në ishullin Zakinthos tronditi Greqine ndërsa lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri dhe Itali.

Lëkundjet e tokës janë regjistruar në disa episode të ndryshme nga ora 22:55 natën e së enjtes deri në orën 02:50 mengjesin e së premtes.

Në Zakinthos ku ishte edhe lëkundja më e fortë për disa kohë u ndërpre edhe furnizimi me energji elektrike ndërsa raportohen deme material dhe çarje të thella të tokës ndërsa pati një alarm për cunam.

 

I njejti alarm u dha edhe në brigjet e Italisë jugore në Kalabri, Puglia e Sicili, ku në shumë zona njerezit e kanë kaluar natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera.

Por lëkundjet  e tokës janë ndjere shumë edhe në zonat jugore të Shqipërisë, në Borsh, Erseke, Fier, Gjirokaster, Vlore deri edhe në Tiranë dhe Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *