Subscribe

Katër motra nga Karolina e Veriut të ShBA kanë dhënë mbrëmë në Korçë një koncert bamirësie për zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Një koncert të tillë do ta japin edhe sonte në katedralen ortodokse në kryeqytet.

 

Xhesika Lidia Natalia e Valeria janë një prej grupeve më të njohura muzikore në SHBA. Dhe për herë të parë japin një koncert jashtë shtetit të tyre. Një gjë e tillë është bërë me dije nga kompozitori Alban Dhamo që i ka shoqeruar katër motrat amerikane.

 

Xhesika Hall pas komcertit eshte shprehur se ndjehet e mrekulluar qe per herë të parë jep një koncert jashtë vendit të saj e shumë më tepër për një koncert bamirsie.

 

Pas koncertit të gjithë të pranishmit kanë dhuruar kontributet e tyre financiare në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *