E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmeti me magnitudë 7.5 godet Rusinë

Një tërmet me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter ka goditur në orët e para të mëngjesit të mërkurës Ishujt Kuril të Rusisë me një thellësi prej 56 km.

 

Lëkundja simzike u ndje edhe në Japoni. Fillimisht u paralajmërua për cunami që mund të prekte një rreze prej 1 mijë km dhe mund të godiste Japoninë, por autoritetet amerikane e anuluan më pas, duke thënë se nuk ekziston asnjë kërcënim tjetër.

 

Reklamë

Banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në zona të larta edhe pse rreziku mbetet i ulët.

 

Ndërkohë, nuk ka informacione për dëme apo persona të lënduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë