Shkon në 14 numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi këtë të premte Turqinë. Autoritetet turke kanë raportuar se janë edhe 300 qytetarë të lënduar, ndërsa mediat thonë se ky numër është edhe më i lartë.

 

Po ashtu, janë identifikuar edhe zonat ku ka të plagosur nën rrënoja dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar aty për të shpëtuar sa më shumë jetë.

 

Ndërkohë, në rrjetet sociale është bërë publike edhe një histori e trishtë nga qytetarët. Sipas tyre, një prej personave që ka humbur jetë është baba i dy fëmijëve, i cili në momentin e tërmetit ka hapur krahët për të mbuluar ata e për t’ju shpëtuar jetën.

 

“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës …. Baballarët tanë”, shkruan një person.

 

Tërmeti ishte me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter dhe zgjati 30 sekonda, ndërsa thellësia ishte 10 km. E gjithë qeveria turke është angazhuar dhe ka zbritur në terren për të ofruar ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *