Subscribe

Kjo është banesa e familjes Lika në fshatin Xibër – Hane në Bashkinë Klos.

 

Nga lëkundjet sizmike që goditën vendin mbrëmjen e të dielës, e gjithë godina është dëmtuar për shkak edhe të vjetërisë së saj. Pamundësia ekonomike, për të lëvizur në një tjetër banesë ka vënë në rrezik katër anëtarët e kësaj familjeje .

 

Me lot në sy, Vjollca Lika u bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur së bashku me tre fëmijët pasi është e divorcuar nga bashkëshorti.

 

Ndërkohë në Bulqizë policia ka nxjerrë jashtë banorët e këtij pallati, i cili është dëmtuar që prej tërmetit të vitit 2019. Edhe pse ishte shpallur i pabanueshëm, disa familje vijonin të jetonin aty.

 

Një nga banorët thotë se nuk është larguar, pasi nuk mundën të siguronin një banesë tjetër me qira.

 

Ndërkohë, Shtabi i emergjencave ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë qarkun Dibër. Deri më tani janë bërë në total 180 raportime për dëme nga ana e banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *