Një tjetër grup nga radhët e forcave të armatosura ka mbërritur në Stamboll në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit që po zhvillohen në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.  Lajmin e beri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë mbledhjes së qeverisë.

 

Pjesëtarët e ekipit do të marrin pjesë në asistimin dhe nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.

 

NIKO PELESHI

MINISTËR I MBROJTJES

“Ne jemi përgjigjur menjëherë përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare duke dërguar aty një kontingjent i cili natyrisht kërkon një bazë ligjore, një vendim të Këshillit të Ministrave. Kemi bërë një vendim qarkullues për shkak se edhe minutat janë të rëndësishme në këto raste, për të shpëtuar jetë njerëzish. Në total janë 73 forcat nga forcat e kërkim shpëtimit, por edhe ato të njësisë ushtarake të shëndetësisë. Kemi nisur gjithashtu edhe mjete përkatëse, edhe 3 ambulanca që po shërbejnë.”

 

Ndërsa ministrja e punëve të jashtme Olta Xhacka konfirmoi se deri tani nuk ka informacione për qytetarë me nënshtetësi shqiptare që janë në zonat e prekura apo që kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

 

OLTA XHACKA

MINISTRE E PUNEVE TE JASHTME

“Sot që flasim nuk ka informacion për qytetarë shqiptarë që të kenë qenë pjesë apo janë rezidentë të këtyre zonave apo të kenë humbur kontaktet. Kemi informacion se janë 10 familje me origjinë shqiptare, të parët janë vendosur 100 vjet para, jo me nënshtetësi shqiptare  por me origjinë të cilët janë në kontakt me të afërmit e tyre paçka se e kishin humbur në momentet e para”

 

Shqipëria është solidarizuar me Turqinë menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, ku dy ditë më herët nisi edhe ekipin e parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *