Partia Demokratike nuk tërhiqet nga zhvillimi i protestës në 6 dhjetor përballë selisë së qeverisë.

 

 

Pavarësisht  se policia e bëri të qartë se nuk do të lejojë opozitën të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi ai konsiderohet perimetër sigurie për liderët e BE; kreu i PD Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale theksoi se opozita do të zhvillojë tubimin e saj para kryeministrisë.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Prandaj ai refuzim eshtë i paqenë.”

 

 

Berisha deklaroi se protesta do të jetë paqësore, por përgjegjësia do të bjerë mbi kryeministrin nëse do të ketë përplasje me policinë.

 

 

 

“Sigurisht ai kërkon sherr por unë i them hiq dorë se nuk ka forcë në bote që ndalon popullin opozitar të mbushë bulevardin në datë 6 dhe përgjegjesia bie mbi ty”

 

 

 

Në ditën kur mbushen 3 vjet nga tërmeti tragjik i nëntorit të vitit 2019, Berisha u shprehu ngushëllime familjeve që humbën njerëzit e dashur. Por nga ana tjetër, Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion me procesin e rindërtimit.

 

“Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë.”

 

Sipas Berishës, si pasojë e korrupsionit të qeverisë, ende mijëra familje nuk kanë mundur të hyjnë në shtëpitë e reja edhe pse kanë kaluar 3 vite nga tërmeti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *