E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tërmeti godet Shqipërinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.0 ka goditur Shqipërinë pak minuta më parë, saktësisht në orën 18:01.

Epiqenda e tërmetit ka qenë në Qaf Murrë të Njësisë Administrative Selishtë në Bashkinë e Dibrës, fshat i cili ndodhet ngjitur me fshatin Vig të Matit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë e Dibër. Lëkundjet kanë qenë të ndjeshme në thellësi 15 kilometra, ndërsa nuk dihet nëse ka dëme në banesa.

Reklamë

Bashkitë Dibër e Mat kanë nisur mbledhjen e të dhënave nga banorët e fshatrave afër epiqendrës së tërmetit.

Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë