Një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës rihter ka tronditur Turqinë dhe Iranin mëngjesin e kësaj të djele.

 

Lëkundjet u shënuan në qytetin Khoj të Iranit në kufirin mes dy vendeve në orën 8:53. 8 shtetas turq kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

 

Ekipet e shpëtimit dhe dhjetëra civilë janë angazhuar dhe po vijojnë kërkimet për të nxjerrë të mbijetuar nga gërmadhat e banesave të shembura.

 

Banorët e disa fshatrave pranë kufirit me iranin përveç fatkeqësisë natyrore, po përballen edhe me një ulje të ndjeshme të temperaturave dhe dëborën që ka mbuluar rajonin malor.

 

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soylu, gjatë një deklarate për shtyp, tha se numri i viktimave mund të rritet.

 

SULEYMAN SOYLU

MINISTER I BRENDSHEM

 

“Sipas vlerësimeve dhe informacioneve paraprake ka viktima në fshatrat disa fshatra në në rajonin Bashale të qytetit Van. Menjëherë pas kësaj kemi informuar presidentin lidhur me situatën në 4 fshatrat e tronditur si pasojë e tërmetit që ndodhi në qytetin Khoy të Iranit”

 

Ministri turk njoftoi se mes viktimave janë edhe 3 fëmijë.

 

Në Iran aktualisht raportohet vetëm për të lënduar dhe dëme materiale.

 

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti i kësaj të diele ishte me thellësi prej 5 kilometrash.

 

Ky është tërmeti i 2 i fuqishëm brenda 2 muajve në Turqi. Në janar më shumë se 40 persona humbën jetën në Elazij, si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 ballë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *