Rikthehet paniku ne Italinë qendrore, pasi dy lëkundje te forta tërmeti jane shënuar gjate orëve te mbrëmjes. Lëkundjet kane qene me magnitude 5,4 dhe 5,9 e jane ndier ne disa qytete, mes te cilave edhe kryeqytetin Rome. Sipas mediave, raportohet per te pakten dy persona te lënduar dhe per momentin per deme te vogla materiale. Epiqendra ka qene ne Valnerina ne rajonin Marke. Njerëzit kane dale ne rruge per shkak te lëkundjeve te forta. Ne disa zona është ndërprere përkohësisht energjia elektrike. Lëkundjet jane ndier edhe ne qytezën Amatrice, nje nga zonat me te prekura nga tërmeti i muajit gusht me magnitude 6,2, qe shkaktoi 296 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *