E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmeti godet Iranin dhe Irakun

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka tronditur rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 348 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë.

 

Një agjenci iraniane e ndihmës tha se 70.000 njerëz kishin nevojë për strehim pas tërmetit, një nga më të mëdhenjtë këtë vit.

 

Reklamë

Shumica e viktimave janë nga provinca perëndimore e Iranit, Kermanshah, ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në Irak. Të paktën 5.660 persona janë raportuar të plagosur.

 

Spitali kryesor i qytetit pësoi dëme të konsiderueshme materiale, duke vështirësuar kështu mjekimin e mijëra të plagosurve. Ndërsa shumë shtëpi në zonën malore janë ndërtuar me baltë dhe tulla dhe rrezikojnë të shemben.

 

Tërmeti goditi në një thellësi relativisht të cekët prej 23.2 km dhe dridhjet u ndjenë në Turqi, Izrael dhe Kuvajt.

 

Irani është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik.

 

Në vitin 2003, një tërmet 6.6 balle shkatërroi qytetin historik të Bam në Iranin juglindor, duke vrarë 26.000 njerëz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë