E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Tërmeti, banorët lënë hotelet/ Nisin përgatitjet për sezonin e ri turistik

Kjo e premte mbyll zyrtarisht operacionin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti në hotele. Ministri i Turizmit njoftoi se 4200 banorët e strehuar janë rikthyer në banesat e tyre ose në shtëpi me qira.

 

Reklamë

Operacioni konsiderohet i mbyllur. Në 16 hotelet janë evakuuar 4200 banoret e strehuar prej më shumë se dy muaj.

 

Kategoria e strehuar në hotele ishin ata që prisnin verifikimin ë dëmeve në banesa, si dhe riparimin e tyre, ndërsa pjesa tjetër ishin familje që përfitonin bonusin e qirave.

 

Në këtë mënyrë, njësitë akomoduese kanë nisur përgatitjet për nisjen e sezonit të ri turistik, sezonin i cili këtë vit mbart sfida.

 

Më shumë video

Reklamë