E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmetet në Turqi e Siri/ Shkon në pothuajse 44 mijë numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka shkuar në pothuajse 44 mijë.

 

Reklamë

 

Sipas autoriteteve vendase vetëm në Turqi kanë humbur jetën deri më tani, 38,044 persona.

 

 

Ndërsa në Siri numri i jetëve të humbura ka shkuar në 5,814, 1,414 prej tyre në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,400 humbën jetën në rrënojat në veriperëndim të Sirisë, zonë kjo e kontrolluar nga opozita.

 

 

Ndërkohë, grupe të këkrim shpëtimit nga e gjithë bota po punojnë intensivisht në zonat e prekura por shanset për persona të mbijetuar, ulen çdo ditë e më shumë.

 

 

Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të forta në 6 shkurt dhe qindra pasgoditje në ditët pasuese.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë