Subscribe

Ministria e Shendetesise njofton se vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale, sipas ministrise, kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

 

Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit.

 

Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *