LSI i ka kërkuar kryeministrit që të shpallë gjendjen e emergjncës në zonat e prekura nga tërmeti.

 

Në një dalje për mediat, nënkryetari I LSI, Petrit Vasili teksa nuk I kurseu akuzat në drejtim të qeverisë se po bën show, i bën apel asaj që të tregojë se cilat janë fondet që do të vendosen në dispozicion të kësaj situate.

 

“Kur do të shpallet emergjenca civile? Çfarë situate më të rëndë presin shqiptarët sesa kaq? Të një tërmeti kaq të rëndë, të paparë! Së dyti, Kryeministri nuk ka nevojë të na lodhë me shoë, me biseda, me teorira të sigurimit të banesave, sot që kemi një hall koke siç thonë shqiptarët. Po të thotë se cilat janë paratë në dispozicion të kësaj situate, sa milionë janë në dispozicion të kësaj situate? Si janë të ndara sipas çdo ministrie, pra çfarë instrumentash financiarë ka shteti në një situatë të tillë për t’i përdorur e duke shpallur edhe gjendjen e emergjencës t’i përdorë në mënyrë të menjëhershme sepse koha nuk pret. Së treti, dhe shumë kryesore, qeveria flet për evidentimin e dëmeve. Janë shumë vonë! Që dje në orën katër, sot kanë kaluar orë të çmuara pasi duhet të evidentohen shumë qartë cilat janë ato struktuara, jo të vlerësuara nga kryeministri inxhinier por të vlerësuara nga specialistët, ku familjet atje kanë rrezik dhe duhet të evakuohen sa më parë.”

 

Sipas Vasilit ka ardhur kjoha që qeveria të lërë mënjanë paratë e dhëna për koncesione dhe tua japë ato banorëve që u prekën nga tërmeti.

 

“Boll u dhanë para me koncensione. Tani kanë nevojë shqiptarët për ato para. Tani kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Tani ka nevojë për mbështetjen e saj. Mos shpallja e emergjencës dhe mos bërja publike e fondeve financiare të detyruara sipas çdo fushe, sigurisht do ta bënte çdo gjë tjetër fjalë dhe vetëm fjalë. Shqiptarët kanë nevojë sot për vepra si asnjëhërë më parë, ndërkohë që qytetarët mes vetit vazhdojnë të jenë solidarë dhe tek ata shkon edhe solidariteti ynë. Në mënyrë të veçantë tek ata të cilët kanë pësuar dëmtime dhe plagë, por që janë në gjëndje shëndetësore më të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *