E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmet vdekjeprurës në Iran, 6 persona humbin jetën

Së paku gjashtë njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën nga një tërmet në veriperëndim të Iranit.

 

Tërmeti, prej 5.9 shkallësh të Richterit, goditi në orët e hershme të së premtes në provincën Azerbajxhani Lindor, tha Qendra Sizmologjike e Iranit.

 

Reklamë

Sipas raporteve në televizionin shtetëror, shumica e të plagosurve janë shkaktuar kur turmat kanë shtyrë njëra-tjetrën.

 

Dridhjet e tokës u tha se u ndjenë edhe në Teheran.

 

Irani shtrihet në dy pllaka kryesore tektonike dhe është i prirë ndaj aktivitetit të shpeshtë sizmik.

 

Në vitin 2003, një tërmet prej 6.6 shkallësh të Richterit ka shkatërruar qytetin historik Bam në juglindje të Iranit, duke vrarë 26,000 njerëz.

 

Më vonë, më 2017, një tërmet me magnitudë 7, në kufirin Iran-Irak, ka lënë së paku 600 njerëz të vrarë./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë