Italia qendrore është goditur gjate natës nga nje termet i fuqishëm me magnitude 6. Bilanci i viktimave deri tani është 80 mes te cilëve shume fëmije dhe qindra të lënduar. Por kjo shifër pritet te rritet, pasi numri i personave të zhdukur është i pacaktuar. Disa media raportojnë mbi 100 te humbur. Dhjetëra njerëz janë plagosur dhe janë transportuar ne spitale, për te marre mjekim. Epiqendra e tërmetit ishte ne nje zone prane Peruxhias, ne thellësinë 4 km, ndërsa lëkundjet zgjaten rreth 20 sekonda. Gjate natës u regjistruan rreth 50 tërmete me magnitude mbi 3 ne nje zone te gjere ne rajonet Lazio, Umbria dhe Abruzzo. Lëkundjet jane ndier edhe ne kryeqytetin Rome. Mijëra banore mes panikut kane dale ne rruge. Pasojat me te renda jane shënuar ne qytezën Amatrice. Kryebashkiaku Sergio Pirozzi deklaroi se demet këtu jane te pallogaritshme, pasi qyteti nuk ekziston me dhe rrugët hyrëse ne te janë bllokuar, duke vështirësuar kërkimet. Operacionet e kërkim-shpëtimit ne gërmadha vijojnë qe prej orëve te para te mëngjesit nga skuadrat e specializuara, por edhe vullnetaret, qe po gërmojnë edhe me duar per gjetjen e trupave. Mes rrënojave kishte edhe njerëz te gjalle qe kërkonin ndihme. Kryeministri Renzi mbërriti ne rajonin më të prekur ne Amatrice ku është takuar me vullnetaret dhe banorët e shpëtuar. Me herët, ne nje konference per shtyp vlerësoi punën e mbrojtjes civile e vullnetareve dhe siguroi banoret se nuk do te jene vetëm ne keto ore te vështira.

“Puna vazhdon dhe duhet te bëhemi gati per emergjencën e oreve, ditëve e javëve te ardhshme. Prioritet tashme është gërmimi. Italia di si te veproje ne momentet e vështira, te tregoje me te mirën e saj. Angazhohemi se askush nuk do te mbetet vetëm, asnje familje, asnjë zone”. 

Ne qytezat e goditura janë ngritur çadra per pritjen e te pastrehëve. Ne zonën e Rietit autoritetet kane bere apel per dhurimin e gjakut per te plagosurit. Per t‘i bere balle situatës emergjente është mobilizuar edhe ushtria. Ndihmat per banoret ne zonat e prekura kane mbërritur nga e gjithë Italia, ndërsa Bashkimi Europian është treguar i gatshëm te ofroje ndihme. Për nga itnesiteti tërmeti eshte krahasuar nga departamenti i mbrojtjes civile me ate te vitit 2009 ne Aquila, ku gjeten vdekjen 309 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *