E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmet shkatërrimtar në Ekuador

Një tërmet shkatërrimtar ka goditur Ekuadorin, duke shkaktuar të paktën 233 viktima dhe plagosur rreth 1500 të tjerë. Lëkundjet e tokës kanë rene në veri – perëndim të Ekuadorit. Ato kanë qenë shumë të forta dhe përllogariten me manjitudë 7.8, duke e bërë këtë tërmetin më të fuqishëm që prej vitit 1979 në këtë shtet. Pasojat kanë qenë të rënda me ndërtesa dhe ura të rrëzuara. Qyteti më i goditur duket të jetë ai i Musinese, ku janë përqendruar pjesa më e madhe e grupeve të evakuimit. Presidenti i vendit, i cili kthehet nga një udhëtim në Itali, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas mediave, pritet që numri i viktimave të rritet, pasi ka persona që kanë marrë plagë të renda nga rrëzimi i ndërtesave.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë