Menaxhimi i krizës së refugjatëve dhe pakënaqësitë për situatën ekonomike në vend, kanë shkaktuar një tërmet politik pasojat e të cilit janë ndjerë gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Një kandidat i Partisë per Liri, të ekstremit të djathtë, Norbert Hofer është fitues me 36 % të votave. Ai do të garojë në balotazh ne muajin maj me një kandidat të pavarur, por tashmë të mbështetur nga Të Gjelbrit si Aleksandër Van Der Belen, i cili ka marrë 20%. Ndërsa dy kandidatët e partive historike, Social Demokratet dhe e Qendrës se Djathtë kanë marrë respektivisht nga 11% të votave. Për herë të parë që nga lufta e dytë botërore, asnjë prej këtyre dy subjekteve, nuk garon në balotazh. Por një fitore e kandidatit Hofer, një euroskeptik do të sillte shumë probleme për Bashkimin Europian sidomos sa i takon çështjes së emigrantëve, për të cilinë aktualisht Austria është pjesë e paktit mes unionit dhe Turqisë.
Balotazhi per zgjedhjet presidenciale ne Austri, do te mbahet me 22 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *