Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet brenda pak ditëve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit për kreun e Bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

 

Në fillim të javës, nga Gjirokastra kryeprokurori Adriatik Llalla konfirmoi kërkesën që i është drejtuar KQZ-së. Por, për kryebashkiakun Peçi, këto janë akuza politike.

 

Ndërkohë KQZ ende nuk ka përcaktuar një mbledhje për të vendosur mbi plotësimin e vendit vakant në Parlament, të krijuar pas dorëheqjes nga mandati i deputetit Armando Prenga më 27 shkurt. Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i Prengës i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti, në këtë rast të Partisë Socialiste. Sipas listës mandati i kalon Kastriot Pirolit, i fundit në listën e PS-së. Por para marrjes së mandatit, Piroli duhet të dorëzojë pranë KQZ-së formularin e vetëdreklarimit. Deri këtë të mërkurë ai nuk e ka dorëzuar formularin në fjalë, ndërkohë që afati përfundon më datë 16 Mars. KQZ më pas bën verifikimet pranë zyrës së Gjendjes Civile dhe Zyrës së Gjendjes Gjyqësore. Nëse pas verifikimeve, nuk rezulton asnjë fakt që preket nga ligji, atëherë Piroli merr mandatin për deputetit. Në të kundërtën, mandati i kalon Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *