Subscribe

Kryeministri Rama ashtu sic pritej ka konfirmuar ndryshimet ne kabinetin qeveritar.

 

Ai pohoi se të gjithë ministrat që kanë 5 vite në kabinet do tia lëjnë vendin të tjereve.

 

Emri i pare qe ai permendi per largim nga posti i Ministres ishte Lindita Nikolla. Pasi e falenderoi per kontributin ne krye te kesaj ministrie, Rama tha se ajo do te zevendesohet nga zv.Ministrja aktuale Arsimit, Besa Shahini, shqiptare nga Kosova.

 

Me tej Rama konfirmoi largimin nga detyra edhe te MInistrit te Financave dhe Ekonomise Arben Ahmetaj. Ne kete post emerohet Anila Denaj, drejtore e përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

I radhes i shkarkuar ishte Ditmir Bushati, Minister per Evropen dhe Punet e Jashtme i cili zevendesohet nga Genc Cakaj, deri me tani zv.Minister ne kete institucion por edhe keshilltar i kryeministrit Rama per diplomacine. Gent Cakaj eshte shqiptar i Kosoves.

 

Te njejtin fat pati edhe Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri. Per kete te fundit Rama pati elozhet me te medha teksa e konsideroi nje nga me te aftet qe ka pasur kabineti i tij. Ne vend te tij emerohet Belinda Balluku e cila deri me tani ka qene drejtoreshe e pergjithshme e AlbControll.

 

Iken nga detyra edhe Ministri i Bujqesise Niko Peleshi i cili zevendesohet nga Blendi Çuçi.

 

Largohet nga detyra edhe Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e cila zevendesohet nga Elva Margariti.

 

Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes Sonila Qato u shkarkua nga detyra dhe ne vend te saj u emerua Eduart Shalsi.

 

Kryeministri Rama njoftoi edhe krijimin e nje Ministrie te Re, per Marredheniet me Parlamentin e cila do te drejtohet nga Elisa Spiropali.

 

Rama njoftoi gjithashtu se kreu i komisionit te Ekonomise, Erjon Brace do te marre detyren e zv.Kryeministrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *