Subscribe

Një tërmet me magnitude 6.4 ka tronditur qytetin Tainan në jug të Tajvanit, duke shkaktuar të paktën 13 viktima, mes te cilëve dhe nje vajze 4-vjeçare dhe qindra të lënduar. Lëkundjet e forta të tokës kanë shembur një pallat 17-katësh. Bilanci i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti pritet të jetë më i rëndë pasi autoritetet kanë vendosur 30 persona të tjerë në listën e të humburve. Deri më tani, grupet e evakuimit kanë arritur të shpëtojnë afro 200 vete. Nga këta, 70 janë dërguar në spital, pasi kanë fraktura në trup. Autoritetet në Tajvan konfirmojnë se deri më tani janë shkatërruar 100 shtëpi, pjesa më e madhe e të cilave janë godina të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *