E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin

Një tërmet i fuqishëm goditi në veri të Afganistanit, duke i detyruar banorët e disa qyteteve të dalin në rrugë.

Raporte për viktima apo dëme materiale nuk ka.

Reklamë

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte fuqinë prej 6.1 shkallësh të Richterit.

Sipas burimit të njëjtë, epiqendra u regjistrua 51 kilometra larg qytetit Jurm në provincën Badakhshan dhe në 200 kilometra thellësi.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, dhe atë të Pakistanit, Islamabad.

Tërmetet janë të shpeshta në këtë rajon.

Në tetor të vitit 2015, mbi 400 njerëz kanë humbur jetën dhe disa mijëra kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Afganistan, Pakistan dhe Indi./ Radio Europa e Lire

Vazhdo të lexosh

Reklamë