E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmet i fortë në Itali, pezullohen hekurudhat e shkollat

Një tërmet i ffortë ka lëkundur Italinë mëngjesin e kësaj të mërkure, ekzaktesisht ne oren 07:07.

 

 

Sipas mediave italiane, magnituda e tërmetit ishte 5.7 ballë me thellësi 8 kilometër, me epiqender ne rajonin e Marche, ne zonen e Ankones ( Italia Qendrore).

Reklamë

 

 

Goditja e fortë sizmike u shoqërua nga disa goditje të tjera më vonë, kryesoret prej 3.1, 3.4 dhe 4.0 ballë.

 

 

Deri me tani në zonën e Ankonës janë raportuar dëme të mëdha materiale dhe mure të çarë ne objekte te shumta dhe po ashtu ashensorë të bllokuar.

 

 

Qytetarët të panikosur janë dyndur nëpër rrugë.

 

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve, veçanërisht në zonën e Pesaros, por edhe në Ankona, kanë dalë në terren për kontrolle.

 

 

Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, në linjën e Adriatikut , për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve. Shkollat u mbyllën në shumë qytete të Marche, duke filluar nga Pesaro.

 

Tërmeti u ndje edhe në Romë , Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë, deri në Trentino.

Vazhdo të lexosh

Reklamë