Dy lekundje te forta te tokes tronditen mengjesin e sotem rajonin e Toskanes ne Itali.

 

Tërmetet, me magnitudë 4.6 dhe 5.1 ballë, e kishin epiqendren në komunën Marradi, prane Firences.

Ngjarja sizmike ka ndodhur në orën 05.10, sipas asaj që është zbuluar nga Instituti italian i gjeosizmikes. Tronditja u ndje dukshëm në Firence. Mbrojtja Civile bëri të ditur se nuk ka pasur dëme materiale apo te lenduar ne njerëz, por qindra persona kanë dalë në rrugë pas tërmetit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Toskanën dhe rajonet fqinje, duke përfshirë Emilia-Romagna dhe Marche. 

 

Me të njëjtën epiqendër, sizmografët regjistruan një tjetër goditje me magnitudë 3.3 në orën 04:38 dhe më pas 8 goditje të tjera me magnitudë midis 2 dhe 3, përsëri në Apenine, në Marradi ose afër Tredozio (Forlì Cesena).

 

Pas tërmetit të fortë, kryebashkiaku i Marradit (Firence), Tommaso Triberti, vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake.

 

 Tërmeti  sqarohet më tej, “frikësoi popullsinë e Marradit që dolën në rrugë. Qendra operacionale komunale u aktivizua. Dhoma e Mbrojtjes Civile e qytetit Metropolitane të Firences, e cila po monitoron situatën, aktualisht nuk ka marrë raporte. të dëmtimit të pronës dhe njerëzve”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *