Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 i shkallës rihter dhe me një thellësi 17.9 km është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.

 

Lëkundja kryesore ndodhi rreth orës 04:17 te mëngjesit, ndërkohë që epiqendra ka qenë në provincën juglindore të Gaziantep, në kufi me Sirinë.

 

Deri në këto momente, raportohet për qindra  viktima dhe mijëra të lënduar, ndërsa  bilanci rritet nga ora në orë. Lëkundja kryesore është pasuar nga 50 pasgoditje te tjera , më e madhja e të cilave me magnitudë 6.7 rihter. Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në 10 provinca juglindore të Turqisë, ndërkohë që viktima janë shënuar edhe në territorin sirian.

 

Pamjet tregojnë shembjen e ndërtesave disa katëshe në pak sekonda.

 

Autoritetet lokale kanë raportuar për shembjen e dhjetëra ndërtesave, në Gaziantep. Ndërkohë disa persona janë bllokuar nën rrënoja, teksa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet e shpëtimit.

 

Menjëherë për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Erdogan, i cili u premtoi qytetarëve se do ta kapërcejnë së bashku me ta këtë fatkeqësi, duke ofruar ndihmë për këdo person që është prekur nga tërmeti.

 

“Shpresojmë ta kapërcejmë këtë fatkeqësi së bashku, sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sa me pak dëme. Ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera janë në gatishmëri”.

 

Dëmet nga ky tërmet janë  të pallogaritshme e kolosale ,ndërsa raportohet   se ka shkaktuar shperthimin e tubacionit të gazit natyror në fshatin Topbogazi.Lëkundjet janë ndjerë edhe në Liban dhe Qipro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *