Subscribe

Pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, niveli i Vjosës ka rënë ndjeshëm. Por edhe pse lumi është tërhequr, dhjetëra hektarë tokë bujqësore vazhdon të jetë e përmbytur.

 

 

Dëmet janë të shumta, në të gjitha banesat e përmbytura veç orendive dhe pajisjeve elektroshtëpiake të dëmtuara, ka prezencë të madhe balte. Banorët, një pjesë e të cilëve u evakuuan, janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa apelojnë për ndihmë. Ata hedhin akuza për neglizhencë të situatës.

 

Të gjithë këtë zarar e ka bërë kanali i madh që erdhën e bënë gjysmë e lanë gjysmë.U lutemi shumë Armando Subashit me këta hajdutet qe punojnë edhe vjedhin lekun e shtetit dhe nuk e bëjnë punë saktë. Jemi në gjendje katastrofe. Jemi përmbytur. Fjetëm në solete mbrëmë. Ka shtet apo jo. Na mbyti kanali martines. Kam letrat e 2015 këtu nuk na dhanë asnjë dëm. Shpëtuam për qime. Na premtuan në 2015 dëmshpërblim na kanë tallur. Si i bëhet kjo punë. Po na tallin.

 

. Nga ana tjetër, në terren ka nisur verifikimi i dëmeve. I pranishëm në Ferras për të parë situatën ishte edhe kryeministri Edi Rama.

 

Kreu i qeverisë tha se falë investimeve të kryera në argjinaturat mbrojtëse dhe në kanalet e kullimit bilanci i dëmeve nga prurjet e lumit Vjosa u minimizuan.

Edhe në zonat e përmbytura në Vlorë, uji është tërhequr nga banesat. sipas llogaritjeve paraprake janë rreth 500 hektarë toke të përmbytura në zonën e Novoselës, Bishanit, Fitores dhe Mifolit. Ndërkohë 20 familje vazhdojnë të jenë të evakuuara. Sipas banorëve të zonës, dëmet më të mëdha janë kryesisht në të mbjella.

 

 

Ndërkohë në Lezhë, niveli i ujërave në lumenj është në kuota normale dhe hidrovoret po punojnë me kapacitete të plotë. Problem mbetet njësia administrative e Balldrenit ku rreth 100 hektarë tokë bujqësore ndodhet nën ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *