Universiteti Bujqësor dhe Bashkia e Tiranës kane arritur një marrëveshje për ndërtimin e shkollës ne Kodër-Kamëz.
Dy institucionet njoftuan nëpërmjet një deklarate për mediat se është rene dakord qe te vijoje puna për ndërtimin e institucionit arsimor qe do te mbaje emrin e “Nene Terezës”.
Ne deklarate theksohet nevoja që komuniteti ka për një shkollë dhe se Universiteti Bujqësor është dakord qe ajo te ngrihet ne territorin qe përfshihet brenda kampusit.
Për një jave studentët me mbështetjen e pedagogëve protestuan duke kundërshtuar projektin. Madje nuk munguan as përplasjet me forcat e policisë.