Tërheqja e ujit nxjerr nga izolimi fshatin Obot në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të shtune, niveli i ujit ka rënë 30 cm. Automjetet e forcave te armatosura kane hyre në brendësi të fshatit për rikthimin e situatës në normalitet.

 

Ushtria shpërndan rreth 11 ton baze ushqimore per bagëtitë ne fshatrat e prekura ne njësinë administrative “Ana e Malit”. Gjithashtu është mundësuar transportimi i 60 banoreve te fshatit Obot. Një ditë me pare ishin rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji, ndërsa mbi 2 mijë ha tokë ndodheshin të përmbytura.

 

Shume shpejt pushteti vendor pritet te nise verifikimet ne terren per te bere bilancin e dëmeve te shkaktuara nga vërshimi i ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *