Subscribe

Pas kaosit të krijuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, pala greke u tërhoq.

Ndonëse në orët e paradites u vendos të mbyllej dogana e Kapshticës pasi u mbush numri 300 i udhëtarëve që lejoheshin, u vendos rihapja e saj. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka.

Ajo tha se diçka e tillë u arrit pas diskutimeve të palës shqiptare me autoritetet greke. Pra, në Kakavijë dhe Kapshticë do të vijojë kalimi i qytetarëve deri në orën 22.00 të mbrëmjes, pa u shqetësuar për numrin e atyre që futen.

Ndërsa nga e hëna, do të hyjnë në fuqi limitet, për Kakavijën 750 udhëtarë, ndërsa për Kapshticën 300.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *