Subscribe

Qarkullimi në Rrugën e Rinasit do të rikthehet siç ishte para datës 1 maj, pra me dy sense lëvizjeje.

 

Pasi banorët e zonës protestuan për katër ditë me radhë kundër vendimit që e kthente këtë rrugë me vetëm një drejtim kalimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri një hap pas.

 

Njoftimi:

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

 

Për të çliruar trafikun në këtë aks për shkak të fluksit të lartë drejt aeroportit, do të ndërtohet një rrugë dytësore.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Një rrugë që të nxjerr menjëherë drejt kullës së kontrollit. Dhe është plani i ARRSH për të bërë një rrugë aksesi të dytë.”

 

Ky aks i ri do të jetë gati brenda muajit korrik.

 

EVIS BERBERI

KREU I ARRSH

 

“Brenda dy muajsh, në mesin e muajit korrik do të kemi gati rrugën e re për t’u lidhur me aeroportin.”

 

 

 

Për banorët, të cilët ishin mbledhur për të protestuar edhe këtë të enjte, kjo është një arritje.

 


Rruga që nga sot u rikthye me dy korsi ka një ngarkesë të madhe prej rritjes së numrit të fluturimeve.

 

Për të mos e rënduar më tej trafikun, nga shoferët që drejtohen për në veri kërkohet që të përdorin daljen nga Kthesa e Kamzës ose daljen nga Vora.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *