E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërhiqen dy kandidatë republikanë

Dy kandidate republikane tërhiqen nga gara per Shtëpinë e Bardhe. Guvernatori i New Jersey, Chris Christie e njoftoi vendimin pas rezultatit zhgënjyes te arritur ne zgjedhjet ne New Hampshire, ku u rendit i gjashti. Te njëjtën gje me herët kishte bere edhe kandidatja tjetër ne kampin republikan, Carly Fiorina, një ish-drejtuese e njohur e nje firme teknologjike, gruaja e vetme ne garën e republikaneve. Christie shpenzoi me shume kohe se çdo rival tjetër per te bere fushate ne New Hampshire, por nuk mori atë qe priste, por vetëm 7 perqind te votave. Ai kishte deklaruar se përvoja si ish-prokuror federal pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit e kishte përgatitur ta mbronte vendin kundër terroristeve, por kjo nuk ka mjaftuar per rritjen e mbështetjes ndaj tij. As Fiorina nuk arriti rezultatin qe priste ne votim, duke u renditur ne vendin e shtate, pavarësisht disa performancave te mira ne debatet televizive. Tashme ne radhët e republikaneve kane mbetur gjashte kandidate ne gare dhe pikëpyetjet janë te mëdha, se kush do te sfidoje multimiliarderin Donald Trump, qe triumfoi ne New Hampshire.

Vazhdo të lexosh

Reklamë