Deputetja e Partisë Demokratike ka vlerësuar veprimin e Admir Sinamatit, i cili u tërhoq nga gara e 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit.

 

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se PD duhet të shkojë në këto zgjedhje me një kandidat të përbashkët, në mënyrë që sipas saj të mos përsëriten gabimet e 14 majit.

 

Bashkëpunimi sipas deputetes, është hapi parë drejt reflektimit dhe realisht një ndryshimi që duhet ti hapë rrugë politikës në shërbim të qytetarit dhe jo politikës për interes personal.

 

“Akti i demokratit Admir Sinamati  për të mos kandiduar dhe mbi të gjitha kërkesa e tij për një kandidat të përbashkët nga opozita është një lëvizje e zgjuar dhe e mençur. Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan qartazi që ndarja dhe lufta e pakutimtë brenda vetes duke mos u fokusuar tek fitorja qe një armë më shumë në duart e qeverisë.

 

Partia Demokratike ka detyrë të shkojë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës me një kandidat dinjitoz, me integritet të përbashkët për të gjithë opozitën. Përgjegjësia përpara shqiptarëve është shumë herë më e madhe se sa egoja e kujtdo. Gabimet e të djeshmes ku e njëjta ego ndëshkoi demokratët dhe shqiptarët me një humbje të pamerituar duke pasur parasysh situatën në vend.

 

Bashkëpunimi është hapi parë drejt reflektimit dhe realisht një ndryshimi që duhet ti hapë rrugë politikës në shërbim të qytetarit dhe jo politikës për interes personal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *