Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet në Pogradec,...

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i...

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankës në...

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos...

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër...

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur...

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër shkrirjes së...

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu...

Braçe: Do i shkoj deri në fund garës për...

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë,...

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

13 Korrik 08:15

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.

Frika për gjakderdhje të mëtejshme bazohet nga zgjerimi i shpejtë territorial i Talibanëve që kur trupat aleate të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s filluan zyrtarisht të largoheshin nga vendi në fillim të majit me urdhër të Presidentit Joe Biden. Tërheqja e plotë e trupave pritet të përfundojë më 31 gusht.

Grupi islamik ka minimizuar mundësinë e shpërthimit të një lufte civile në Afganistan pas tërheqjes së të gjitha trupave të huaja.

Analistët thonë se të gjithë fqinjët e afërt të Afganistanit dhe vendet e rajonit i shohin Talibanët si aktorë të ligjshëm politikë dhe një mur të mundshëm mbrojtës kundër militantëve të lidhur me terroristët e Shtetit Islamik që veprojnë nga bazat afgane.

“Rajoni është më i gatshëm për t’u angazhuar me Talibanët tani sesa në vitet 1990, sepse vendet e rajonit tani e shohin grupin e Talibanëve si një aktor më legjitim”, tha Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit për Azinë në Qendrën Wilson, me seli në Uashington.

“Marrëveshja e Talibanëve me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar i dha grupit një shkallë të njohjes ndërkombëtare që po e kërkonte prej kohësh dhe kjo i bën aktorët rajonalë ta shohin atë si një grup më legjitim”, vuri në dukje zoti Kugelman në komentet e tij me shkrim për Zërin e Amerikës.

Senatori pakistanez me ndikim, Mushahid Hussain, i cili kryeson Komisionin për Çështjet e Mbrojtjes të Dhomës së Lartë të Parlamentit, thotë se Kina, Irani dhe Rusia me sa duket “janë pajtuar me një Afganistan të dominuar nga Talibanët”.

“Kina, Irani dhe Rusia kanë një farë niveli rehatie me Talibanët dhe ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ta dhe t’u japin atyre legjitimitet, ndryshe nga vitet 1990, kur vetëm Pakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite i njohën ata”, tha senatori Hussain për Zërin e Amerikës.

Një marrje totale e kontrollit të Afganistanit nga Talibanët ka ngritur perspektivën e një lufte të zgjatur civile si ajo e viteve 1990, e cila shpërtheu menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese sovjetike.

Luftimet mes fraksioneve të ndryshme afgane i hapën rrugën ardhjes në pushtet të grupit Taleban me prirje islamike në Kabul në shtator të vitit 1996. Në fund të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti Talibanët pas një operacioni ushtarak ndërkombëtar në Afganistan për shkak se qeveria e këtij vendi po strehonte udhëheqësit e rrjetit terrorist të al-Kaidës./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Afganistan SHBA Ushtria Amerikane

Nga e njëjta kategori

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankës në histori, leu fytyrën me limon dhe mendoi se ishte i padukshëm

më shumë...

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit, Marta Kos prezanton idetë kryesore

më shumë...

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit

më shumë...

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur dëgjimin për 5 vite

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:59

Opozita: Kurti, Uzurpator i qeverisë. PDK dhe...

12:47

Gjendet drogë tek “313”, kokainë dhe hashash...

12:30

“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet...

12:17

Me maskë e doreza, hajdutët të organizuar...

11:48

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku:...

11:46

Dëshmon i plagosuri i atentatit në Dukagjin,...

11:45

Ethet e Nilit në Korçë, priten mjekë...

11:19

Një nga grabitjet më të pazakonta të...

11:00

BE përgatitet të ndryshojë procesin e zgjerimit,...

10:55

Krimi në Lushnjë, u plagos me sëpatë...

10:49

SHBA: Nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës...

10:33

Harroi tapën në vesh, burri mendoi se...

10:18

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër...

9:56

Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të...

9:51

Braçe: Do i shkoj deri në fund...

9:45

Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes, pse u riaktivizua...

9:33

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 31...

9:30

Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për...

8:43

SHBA-Kanada, përshkallëzohet lufta tregtare, sot pritet kundërpërgjigjja...

8:25

Aksidenti me dy viktima në Golem, motori...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Aksidenti me dy viktima në Golem, motori u përplas me bordur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.