E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tërbohet Messi: Arbitrim skandaloz, Brazili manipulon gjithcka

Rrallë herë është parë një Messi aq nervoz sic ndodhi pas humbjes së fundit kundër Brazilit në Kupën e Amerikës..

“Pleshti” ka lëshuar akuza të forta kundër gjykimit të ndeshjes të cilin e ka konsideruar skandaloz.

“Nuk kërkoj asnjë justifikim për këtë humbjem, por arbitrimi ishte absurd. Kishte episode të qarta për ne ku ai duhet të ndërhynte, por ne fakt nuk I pa as në sistemin VAR. Shpresoj shumë që federate latine e futbollit ( CONMEBOL) të bëjë dicka, edhe pse këtu Brazili kontrollon dhe manipulon gjithcka.”

Më pas një koment edhe për ndeshjen: “Sot kemi bërë ndeshjen më të mirë në kupën e Amerikës kundër një rivali të madh si Brazili. Ata kanë yje në ekip por ne ishim në lartësinë e duhur”.

Reklamë

Ylli I Barcelonës konfirmoi se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja pasi ndihet shumë mirë në këtë grup lojtarësh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë