E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 34 minuta më parë
Video · Vendi

Tepelenë, përmbyset autobusi i Tiranë-Athinë, 31 të plagosur

Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë-Tiranë është aksidentuar mëngjesin e së enjtes, duke shkaktuar plagosjen e 31 personave, mes te cilëve dhe te nje fëmije një vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:40, në aksin Gjirokastër-Tepelenë te ‘Uji i Ftohtë’ në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’. Drejtuesi i autobusit qe po kthehej nga Greqia, papritur ka humbur kontrollin, duke bere qe automjeti te përmbysej ne mes te rrugës. Te plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa 10 pasagjerë nga 41 që ishin në autobus, nuk kanë pësuar lëndime. Pas marrjes së mjekimit, dëshmitarët kanë treguar ngjarjen. Mjeket thane se vetëm 15 vete janë ende te shtruar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia dyshon se autobusi është përplasur me bordurën anësore te rrugës, per shkak te terrenit te lagësht nga reshjet e shiut, dhe shpejtësisë. Ndërkohe, shoferi Ilia Filos 50 vjeç është shoqëruar ne komisariat ku ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Më shumë video

Reklamë