E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentuan t’i vidhnin paratë nga xhepi të moshuarit, arrestohen autorët në Berat

Një 50-vjeçar dhe një 41-vjeçar janë arrestuar në Berat, pasi tentuan  t’i vidhnin paratë nga xhepi një të moshuari. Të dy të arrestuarit ishin dënuar më parë për vjedhje.

“Gjatë patrullimeve 24/7, për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar se 2 shtetas po tentonin t’i vidhnin një shumë parash, nga xhepi, një shtetasi të moshuar.

Reklamë

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme janë vënë në pranga autorët e rastit, shtetasit K. Y., 41 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy banues në Berat.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, njofton policia. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë