E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Plagosja për një vend parkimi, zbardhet krimi në Hamallaj, dy në pranga e dy në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur të mërkurën në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për parkimin e një automjeti.

Dy vëllezërit Altin dhe Alfons Lekëgegaj dhe nipi i tyre 21-vjeçar Serxho Lekëgegaj, së bashku me shokun e këtij të fundit 18-vjeçarin Armen Sabliqi janë konfliktuar me 28-vjeçarin  nga kukësi Lirodon Rata për parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të tyre.

Reklamë

Përplasja fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas Altin Lekëgegaj, ka tentuar të vrasë 28-vjeçarin me një armë që e kishte pa leje. Ky i fundit ndërkohë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti edhe sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt, ndërsa u sekuestruan edhe dy thika.

Pas ngjarjes policia arrestoi njërin prej vëllezërve si dhe 18-vjeçarin, ndërsa vëllai tjetër dhe nipi i tij janë në kërkim.

Dy vëllezërit dhe nipi i tyre akuzohen për “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” dhe “mbajtja pa leje e armëve”, ndërsa 18 vjecari akuzohet për mbajtjen pa leje e armëve të ftohta.

Më shumë video

Reklamë