E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentuan të trafikonin drejt Gjermanisë 20 vjeçaren, arrestohet 1 person, 2 në kërkim

Një person u arrestua dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi tentuan të trafikonin në Gjermani një shtetase 20-vjeçare, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.

 

Reklamë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas pas informacioneve të marra në rrugë informative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Fraud”, si rezulat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. B., 31 vjeç, lindur dhe banues në Fier ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe B. B., bashkëpunëtorë të shtetasit A.B.

 

Sipas policisë, 31 vjeçari në bashkëpunim me shtetasit E. K., B. B. dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qellim shfrytëzimin për prostitucion, të një shtetaseje 20-vjeçare.

 

Ndërkohë Policia po vijon punën me Prokurorinë për identifikimin e personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë