E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tentuan të korruptonin policët, procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh

Policia ka konstatuar tre raste të drejtuesve të mjeteve në thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Tre shoferët kanë tentuar të korruptojnë policët rrugorë duke iu ofruar para për të shmangur masat administrative.

 

Reklamë

Policia njofton se të tre shtetasin janë proceduar penalisht.

 

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash”, thuhet në njoftim.   

 

Drejtuesit e mjeteve akuzohen për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë