Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 6 shoferë të cilët tentuan të korruptojnë efektivët. Ka shkuar në 61 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Gjatë orëve të fundit është arrestuar shtetasja S.R. 24 vjeç e cila u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi me iniciale D.H 32 vjeç i cili u konstatua duke mos rregulluar shpejtësinë në qëndra të banuara si dhe nën ndikimin e alkoolit, shtetasi me iniciale D.B 39 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë si dhe shtetasi R.T 52 vjeç i cili u konstatua dukr qarkulluar në sens të kundërt me atë të lejuar.

Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.

Policia paralajmëron se lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *