Policia ka vënë në pranga 2 persona, të cilët tentuan të trafikonin municion luftarak nga pika kufitare e Kapshticës.

 

Gjatë kontrollit me skaner të automjetiti me të cilin po udhëtonin të arrestuarit, u gjetën në sediljen e prapme të 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, 5 krehra me fishekë dhe një sasi municioni luftarak. Municioni luftarak u sekuestrua së bashku me automjetin në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *